LAJMI I FUNDIT:

Edukatorja në Shqipëri rrihte jetimët – fëmijët filmojnë dhunën

Edukatorja në Shqipëri rrihte jetimët – fëmijët filmojnë dhunën

Dy fëmijë janë kthyer në dëshmitarë kryesorë në një proces hetimor, të nisur ndaj një nëne kujdestare në fshatin SOS, e vendosur nën hetim për keqtrajtim të të miturve.

 Pasi kanë regjistruar me telefon të qarat e një të mituri i moshës dhjetë vjeç që po dhunohej, si edhe nënën kujdestare, te dyja vajzat ja kanë lënë mbi tavolinë regjistrimin drejtoreshës Mimoza Manaj, e cila menjëherë i është drejtuar komisariatit numër një dhe ka kallëzuar.


“Në dhomën ngjitur ku shërben nëna kujdestare dëgjoheshin zhurma dhe të qara fëmijësh. Zhurmat sa vinin dhe shtoheshin, nga zëri njoha të qarat e Mustafait, dhjetë vjeç dhe zërin e nënë Blerinës që po e rrihte atë, mora telefonin dhe incizova çfarë po ndodhte”, tregojnë vajzat.

Pas dhunës së zbuluar nga stafi, e dyshuara që është vendosur nën hetim për keqtrajtim të të miturve është larguar nga detyra. Pas ekspertimit të videos së regjistruar nga fëmijët policia thotë:

“Personi që po bën videon duket që hap një derë dhe afrohet në një ambient tjetër. Dëgjohen të qarat e një fëmije dhe zëri i lartë duke bërtitur i një personi të rritur femër. Dëgjohen gjithashtu zhurma si ato të goditjeve me duar, që korrespondojnë me të qarat e fëmijës dhe të bërtiturat e të rriturit. E njëjta gjë konstatohet edhe në videon e dytë”.

Burimet thonë se së shpejti shtetasja B. B e moshës 44 vjeçe do përfundojë e pandehur në Gjykatën e Tiranës.

e

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori