LAJMI I FUNDIT:

Edona James sqaron për herë të parë intervistën famëkeqe që kishte dhënë në Serbi

Edona James sqaron për herë të parë intervistën famëkeqe që kishte dhënë në Serbi

Transgjinorja e famshme shqiptare, Edona James, ka qenë shumë e përfolur gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

E teksa ajo qëndronte e mbyllur brenda duke bërë lojën e saj, jashtë shtëpisë mediat dhe rrjetet sociale “vluan” me publikimin e një interviste të moçme që ajo kishte dhënë në një televizion në Beograd të Serbisë.

E ftuar në programin “Hallkamë”, Edona ka sqaruar për herë të parë çështjen e kësaj interviste.


Ajo ka thënë se kurrë në jetën e saj nuk ka thënë ”Nuk jam shqiptare”, teksa i ka ftuar të gjithë ata që e kanë parë intervistën, që ta dëgjojnë atë edhe një herë mirë.

“Unë për vete jam lindur në Gjermani, nuk kam qenë në luftë në Kosovë dhe nuk kam thënë asnjëherë ‘pse mos me dhënë intervistë këtu ose at’. Unë kam shkuar atje për të bërë punën time. Unë nuk kam shkuar atje për t’jua ngulur shqiptarëve”, ka thënë Edona James.

Edona James 'godet' me deklaratë: Lumbardhi nuk e ka këtë fitore prej publikut, por ia ka blerë babai i vet
Lexo po ashtu Edona James 'godet' me deklaratë: Lumbardhi nuk e ka këtë fitore prej publikut, por ia ka blerë babai i vet

E sa për pjesën e “pëlqimit ndaj meshkujve serbë”, ajo thotë se nuk e ka thënë me dëshirë, por thjeshtë e ka pohuar një gjë të tillë kur është pyetur nga moderatorja.

“Unë nuk kam thënë se më pëlqejnë meshkujt serbë. Por ajo më ka pyetur se më pëlqejnë dhe unë kam thënë po, sepse kur shkon diku është mirë t’i respektosh dhe të japësh përgjigje pozitive për ta. Është politike”, tregoi më tej transgjinorja nga Suhareka.

Edona James (Foto: Edona James/Instagram)

Edona tha se është nuk është pro-serbe dhe i kërkon falje çdokujt që mund ta ketë parë me kontekst negativ atë intervistë.

“Unë s’jam pro-serbe dhe ju e dini që plot herë Vëllai i Madh ma ka tërhequr vërejtjen, duke më thënë ‘mos fol keq’ sepse kam qenë duke folur keq për serbët. Pasha nënën s’e kam bërë për t’i bërë të duken keq shqiptarët. Nëse e kanë parë ashtu, atëherë ju kërkoj falje publikisht”, tha finalistja e Big Brother VIP Kosova.

Edona përndryshe rezultoi e katërta në finalen e BBV 2, pasuar nga Shqipe Hysenaj në vend të tretë, Blerando në vendin e dytë dhe Lumbardhin, i cili u shpall fitues. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina

"Slava Ukraini", aktorja Daryl Hannah del jashtë skenarit të 'Oscars 2025' dhe "godet" Trumpin me një deklaratë në skenë

Magazina
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
Kalo në kategori