Të gjithë janë mësuar ta shohin Edon për gjatë tërë takimit në parket dhe ai pothuajse gjithmonë ishte startues në pesëshen e parë të bardhekaltërve, por, si duket, kjo gjë tashmë nuk është edhe aq e sigurt për të.

Azemi, i cili njihet edhe si simbol i Sigal Prishtinës që me vite të tëra ka qenë edhe arma më e fortë e këtij ekipi, ka filluar të ndjej pakënaqësi. Mendohet se kjo ka ndodhur për shkak të përforcimeve të shumta që kanë ardhur në klub, me rastin e pjesëmarrjes në Ligën Ballkanike. 


weloveedowide

Me ardhjen e përforcimeve të reja dhe basketbollistëve cilësorë, minutazhi i 32-vjecarit do të zvogëlohet dhe këtë nuk po mundet ta kapërdijë kapiteni. Burimet e Telegrafit thonë se Edo është duke e shqyrtuar këtë situatë me klubin.

Por, një gjë është e sigurt, askush si Edmond Azemi nuk e do Prishtinën dhe vetëm një mosmarrëveshje e madhe me klubin do ta shtynte drejt largimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app