Kryeministri Edi Rama në një intervistë ka zbuluar edhe prejardhjen e tij familjare.
Gazetari: Jam shumë kurioz të di si shumë shqiptarë, cila është origjina e Edi Ramës? Njëherë del nga Berati, njëherë del nga Durrësi, njëherë nga Tirana?
Edi Rama: Deri ku është shtrirë pema e familjes tonë, di tu them se të parët e mi nga babai kanë zbritur nga Berati në Durrës. Kristaq Rama i I-rë është stërgjyshi im, i cili ishte një përfaqësues intelektual i shtresës së mesme të kohës, kishte pasionin e madh për të hapur shkolla të gjuhës shqipe në atë kohë, dhe ka bërë një rrugëtim nga Berati drejt Durrësit, ku ka qenë dhe në shpalljen e pavarësisë, dhe aty më pas përqendrua familja.
Gjyshi i cili më pas shkoi për të bërë studimet në Itali që të merrte stafetën e të atit, i mori të gjithë paratë e të atit për të bërë shkollën, bleu një super makinë private dhe erdhi pas 6 muajsh dhe përfundoi shofer i kryetarit të bashkisë. Kur vajti kryetari i bashkisë në pritjen e festës kombëtare tek naltmadhnija, naltmadhnisë i mbetën sytë tek vetura dhe kujtoi se ky e kishte blerë me lekët e buxhetit, ndërkohë që ky i thotë se ajo nuk është e ima, është e shoferit, dhe naltmadhnija ja mori shoferin me gjithë makinë kryetarit të bashkisë.
Pastaj historia dihet me tim atë, ai ka lindur në Durrës.
Pastaj nga ana e gjyshes nga babai gjithmonë, gjyshja ka qenë motra e Zef Konomit, ishte vajzë e një martesë të një burri katolik nga Shkodra me një grua e cila kishte lindur në Bosnje, e kishte babin kroat nënë veneciane, ata u vranë në një aksident kur fëmijët ishin shumë të vegjël.
Dhe gjyshen bashkë e të vëllain i ka rritur kumbari i cili ishte pronari i Grand Hotelit në Shkodër, i martuar me shefen e kuzhinës së Princ Vidit, ajo ishte austriake dhe nga nëna të parët tanë kanë qenë mirditorë, nga zbritur nga Mirdita në Vuno, dhe për këtë arsye shumë nga mbiemrat e të ardhurve në Vuno janë bashkime emrash të katolikëve të Mirditës, si Koleka, Ndrenika. U sqarove se nga jam unë.
Me kaq sa the edhe ju vetë nuk e dini se nga jeni, sepse keni bërë një përzierje kaq madhe.
Edi Rama: Unë jam nga gjithë Shqipëria, por faktikisht jam çun Tirone. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tkurren plazhet private, në Pogradec mbi 80% e sipërfaqes do të jetë publike
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar