LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama viziton të plagosurit në spital: Kjo ka qenë një ditë e rëndë për kombin shqiptar

Edi Rama viziton të plagosurit në spital: Kjo ka qenë një ditë e rëndë për kombin shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar të plagosurit e tërmetit në Spitalin e Traumës dhe ka folur për mediat, duke thënë se nata e djeshme ishte nata më e keqe për të gjithë kombin shqiptar.

Ai po ashtu ka përgëzuar të gjitha strukturat që kanë dhënë ndihmë në teren, për përpjekjet heroike të bluazve të bardha, të cilët pa pushim po punojnë për të shpëtuar jetën e të plagosurve.


“Ka kaluar nata me e keqe që s’mbahet mend për të gjithë kombin shqiptar. Fatkeqësisht kanë humbur jetë njerëzish, por kjo ditë ka pasur lehtësimin shpirtëror nga jo pak jetë të shpëtuara dhe kjo ditë ka qenë, dita e e gjithë atyre njerëzve të zakonshëm që me uniformën e policisë së shtetit, urgjencës, zjarrfikëseve apo edhe uniformave nga trupat e ardhura nga Kosova kanë ndihmuar.

Kanë qenë të gjithë elementë të kësaj dite. Bluzat e bardha vazhdojnë të jenë në krye të detyrës për të shpëtuar jetë njerëzish për të lehtësuar traumën. Bilanci i humbjeve nuk ka përfunduar. Kjo ka qenë një ditë sa e rëndë aq e mbushur me emocione për shkak të solidaritet të të gjithë shqiptarëve dhe të miqve të këtij vendi që janë ngritur në këmbë, që nga Italia, Greqia, Franca, Turqia, Gjermani, Kroacia. Miqtë në rajon. Por dhe Rumania dhe Zvicra, raportojnë mediat shqiptare.

Ambasadat, që në ditët e fundit i kemi në një shënjestër që na turpëruan të gjithëve, sot që në mëngjes herët në emër të SHBA dhe BE-së na kanë shprehur gatishmërinë e tyre. Më vjen mirë që mund ta them tani, qeveria ka bërë maksimumin. Është surreale që të flasësh më presidentin e Francës përballë një gërmadhe në Durrës, apo të Greqisë kur je përballë një tjetre, apo Italisë.

E them për të treguar gatishmërinë. Po punojmë për atë që vjen nesër, do të jetë ditë zie kombëtare. Do të fillojmë për të realizuar të gjithë procesin e kalimit të njerëzve pa çati dhe që refuzojnë të futen në palestër. Sot kam punuar në këtë drejtim me kolegët për të ndërtuar një marrëveshje me operatorët turistikë për hotelet në bregdet. Duhet të rindërtojmë gjithçka të kthejmë njerëzit në shtëpi të reja të forta dhe koha nuk pret”, tha Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori