LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama kritikon BE-në: Diskriminohet Maqedonia dhe Shqipëria, privilegjohet Serbia e Mali i Zi (Video)

Edi Rama kritikon BE-në: Diskriminohet Maqedonia dhe Shqipëria, privilegjohet Serbia e Mali i Zi (Video)

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në konferencën rajonale në Sofje kritikoi Bashkimin Evropian për favorizimin e vendeve tjera si Serbinë e Malin e Zi, por jo edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë përkundër angazhimit të madh në procesin e integrimit euroatlantik.

Alsat-M bën të ditur që Rama ka deklaruar se i gjithë rajoni ndihet si pjesë e të njëjtit fat dhe se dëshmi e jashtëzakonshme për këtë është ndihma që fqinjët i ofruan Shqipërisë gjatë përmbytjeve, ndonëse kjo e fundit nuk kishte kërkuar një gjë të tillë.

”Ndërkohë që jemi shumë mbështetës të faktit që Serbia dhe Mali i Zi po negociojnë, ne besojmë fuqimisht që është koha që Shqipëria dhe Maqedonia të fillojnë negociatat. Sepse, sinqerisht, kjo është një kontradiktë, në mënyrën se si e shoh unë, midis të qenit kaq shumë i përkushtuar ndaj procesi të integrimit nga njëra anë dhe nga ana tjetër, ka ardhur koha për palën evropiane që të ketë qartësi se cila do të jetë perspektiva jonë. Në të njëjtën kohë mos fillimi i bisedimeve duket se bëhet një ushtrim frustrues”, tha Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.


Rama theksoi se presidenca e Bullgarisë me institucionet e Bashkimit Evropian në fillim të vitit të ardhshëm është një koincidencë e mirëpritur për Ballkanin Perëndimor, pasi pikërisht tani pritet të përshpejtohet integrimi i rajonit në BE. Ndërkaq Kryeministri ynë, Zoran Zaev shprehu bindjen se rajoni duhet të shfrytëzojë këtë rast.

”Udhëheqësia e Bullgarisë nga 1 janari me të vërtetë përçon mesazh shumë inkurajues. Besoj se nuk do ta lëshojmë mundësinë që t’i sigurojmë të gjitha arsyet, por edhe të japim rezultat në punën tonë, të përçojmë mesazh se po realizojmë pritjet e institucioneve evropiane dhe po përparojmë në të gjitha segmentet drejt Bashkimit Evropian”, tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Në takimin ku u diskua për lehtësirat kufitare dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik mori pjesë edhe komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn i cili foli edhe për infrastrukturën dhe heqjen e barrierave tregtare si shtyllat e zgjerimit. Në këtë kuadër Banka Botërore si organizatore e forumit shprehu gatishmërinë që t’i ndajë afër 200 milionë dollarë për projektet me të cilat do të zhvillohej transporti dhe lidhjet tregtare ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor./Alsat-M/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori