LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama flet për takimet me liderët shqiptar nga Maqedonia (Video)

Edi Rama flet për takimet me liderët shqiptar nga Maqedonia (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ftuar në takim në Tiranë liderët e katër partive politike shqiptare. Rama sot ka takuar liderin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ndërsa nesër pritet të takojë edhe kryetarët e BDI-së, Ali Ahmeti dhe PDSH-së, Menduh Thaçi, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Meqë Maqedonia është në përfundim të një proceai zgjedhor, shqiptarët duhet të përfitojnë nga ky rast për t’i përgëzuar të gjithë të zgjedhurit pa përjashtim, por ata shqiptarë në mënyrë të veçantë se ata do të gjejnë forcën të çojnë një agjendë përpara për të bashkëjetuar demokratisht me maqedonasit, për ta rivendosur në agjendat e tyre paritake Marrëveshjen e Ohrit, si emërues i përbashkët dhe të kërkojnë me një zë që programi i Qeverisë së re, të futet në kornizën e Marrëveshjes së Ohrit. Partitë shqiptare në Maqedoni, ata nuk janë të detyruar të pajtohen me gjithçka, por janë të imponuara nga interesi i shqiptarëve, që të flasin me një zë për të vetmen gjë që nuk mund të ndahen”, ka thënë Edi Rama, për kryetarët e partive politike shqiptare në Maqedoni./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori