Emergjenca e zjarreve në Izrael vazhdon, e nga qindra vetë që ishte numri i të evakuuarve një ditë më parë, tani ka mbërritur në mijëra. Më i godituri është qyteti i Haifas, por flakët po përhapen edhe në Bregun Perëndimor e në rrethinat e Jeruzalemit.
Në koloninë hebraike të Talmonit, gjendja është kritike. Gjithmonë e më shumë po shtohen dyshimet se mund të bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.
“Çdo zjarr që ndizet, apo nxitja e të tjerëve për ta bërë një gjë të tillë do të konsiderohet akt terrorist”, deklaroi kryeministri Beniamin Netaniahu.
Pas apelit të lëshuar prej tij për forcimin e ekipeve të emergjencës, në vend kanë mbërritur avionë cisternë nga Greqia e Qipro, e ndihma priten nga Italia, Kroacia, Turqia e Rusia.
Edhe pse zyrtarisht nuk është bërë asnjë pohim i tillë, qarkullojnë spekulime se pas zjarreve masive qëndrojnë palestinezët, megjithatë zjarrfikësit e tyre ishin ndër të parët që u ofruan të ndihmonin për frenimin e “murit” të flakëve në Haifa.
“Erdhëm në Haifa për të ofruar ndihmën tonë. Jemi rreth 25 zjarrfikës nga Bregu Perëndimor, nga pjesa veriore e tij, Xhenini, Kalkelia dhe Tubasi. Erdhëm të bashkojmë forcat me kolegët izraelitë e t’i ndalojmë këto zjarre. Në këtë mes nuk ka më fe e asgjë tjetër. Për zjarrfikësit, qeniet njerëzore janë njësoj në të gjithë botën”, tha Abdulatif Abu Amshah, zjarrfikës.
Autoritetet izraelite siguruan se po bëhen të gjitha përgatitjet operative, si nga toka ashtu dhe nga ajri, për vënien nën kontroll të zjarreve pyjore e për të ndihmuar njerëzit e rrezikuar prej tyre, transmeton tch.
Ndonëse nuk ka raporte për viktima në njerëz, dëmet materiale janë të mëdha, e me qindra vetë po trajtohen për probleme të frymëmarrjes të shkaktuara nga tymi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
"Iranianët janë shumë të frikësuar"
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi