LAJMI I FUNDIT:

Edhe sot vazhdon i nxehti afrikan, këto janë temperaturat

Edhe sot vazhdon i nxehti afrikan, këto janë temperaturat

Masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore, vetëm sa janë duke u fuqizuar duke e mbajtur grafikun e temperaturave maksimale njëjtë me ditët e fundit.

Kjo gjendje termike ka përfshirë edhe vendet fqinje, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe pjesët tjera të Evropës Juglindore.


Fundjava dhe fillimi i javës së ardhshme parashihen të jenë edhe më të nxehta, por jo me temperatura sikur u regjistruan në Francë dhe disa vende të tjera të Evropës.

Temperaturat e larta, Komuna e Prishtinës vendos ambulancë dhe cisterna me ujë në sheshe
Lexo po ashtu Temperaturat e larta, Komuna e Prishtinës vendos ambulancë dhe cisterna me ujë në sheshe

Për sot, minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-35 gradë celsius.

Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales, teksa indeksi i rrezeve ultravjollcë mbetet brenda kufijve të rrezikut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe jugperëndimi.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për asnjë shtresë të popullatës, që nënkupton se shmangia nga rrezet e diellit nga ora 9-17 do të ishte e preferuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori