LAJMI I FUNDIT:

Edhe sot priten reshje bore në Kosovë

Edhe sot priten reshje bore në Kosovë
FotoL

Edhe gjatë ditës së sotme do të ketë reshje bore në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

“Dita e hënë fillon me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të herë pas hershme të borës. Nga dita e martë reshjet parashihen të vazhdojnë vetëm nëpër disa zona, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit. Nga dita e mërkurë e tutje, parashihen edhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, kurse në viset e larta, shpejtësia e erës do të arrijë mbi 12m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/