LAJMI I FUNDIT:

Edhe sot nuk u mbajt seanca e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike

Edhe sot nuk u mbajt seanca e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike

Edhe në ditën e sotme seanca e Komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrdhënie ndëretnike, ku duhej të shqyrtohen raporti i prokurores speciale Katica Janeva, është shtyrë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Raporti ka të bëjë me punën gjashtë mujore të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ndërkaq kryetari i Komisionit, Vllatko Gjorçev, njoftoi se seanca shtyhet sërish për shkak të mungesës së prokurores speciale Katica Janeva dhe përfaqësuesve tjerë të PSP-së.


Sipas tij, për shkak të mungesës së përfaqësuesve të PSP-së, seanca nuk ka kushte ligjore për t’u mbajtur, duke theksuar se PSP-ja ka marrë ftesën e duhur për të ardhur në mbledhje. Ndryshe, për shkaqe të ngjashme u shty edhe seanca e djeshme./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Sot vazhdon shqyrtimi për punën e PSP-së në parlament