LAJMI I FUNDIT:

Edhe Skivjani po bëhet me rrjet të ri elektrik

Edhe Skivjani po bëhet me rrjet të ri elektrik

Projekti investiv i rradhës që në Kosovë shtrihet nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, i takon Skivjanit të Gjakovës.
Në njërin prej fshatrave më të mëdhenjë të komunës së Gjakovës, KEDS po shtrinë një investim të madh e serioz i cili do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së energjisë, stabilizimin e tensionit në këtë anë dhe furnizimin kualitativ për konsumatorë.

Se investimi është serioz dhe i kushtueshëm, e thotë edhe Viktor Buzhala – zëdhënës i KEDS-it. “Dy tafostacione 250 kvA dhe 100 kvA, largëpërçues të tensionit të lartë 2500 metra me 42 shtylla dhe 108 shtylla betoni për tension të ulët si dhe mbi 5 mijë e 800 metra kabllo bistek, janë investimet e KEDS në kuadër të projektit për Skivjanin”, thotë Buzhala.


Përfitues të drejtpërdrejt të këtij projekti janë 235 konsumatorë: ekonomi familjare e biznesore të Skivjanit, e një ndër ta është edhe Sadri Islamaj, banor i kësaj ane.

“KEDS-i ka nisur punën dhe po shtrinë rrjet të ri. Investime nuk ka pasur më përpara dhe normal që tani këto punë që po bëhen janë të mirëseardhura dhe ishin të nevojshme për ne. Ne i besojmë këtij projekti”, thotë Islamaj

Pos përfitimeve të sipërpërmendura, me këto investime dukshëm do të zvogëlohen edhe humbjet. Buzhala i KEDS-it konfirmon se sikur Skivjani janë edhe shumë rajone e fshatra të tjerë të këtyre anëve të cilët gjenden në planin dhe dinamikat e KEDS-it për investime.

“Master Plani i KEDS-it parasheh që në një periudhë më pak se dhjetë vjeçare të investojë rreth 300 milionë euro për modernizimin e rrjetit energjetik në mbarë Kosovën”, kujton Buzhala.

Fshati Skivjan i Gjakovës, është një nga rajonet rurale që dita ditës po i bashkohet organizimit të jetës urbane, duke mos qenë edhe në ndonje diferencë të largët me Gjakovën. Tani edhe investimi i KEDS-it këtu bënë që fshati të jetë një lokalitet që rritë shpresën për të jetuar dhe për të punuar, thonë banorët. /Telegrafi/