LAJMI I FUNDIT:

Edhe Shërbimi Sekret serb thotë se rusët kanë dhënë para për opozitën malazeze gjatë tentimit për grusht-shtet

Edhe Shërbimi Sekret serb thotë se rusët kanë dhënë para për opozitën malazeze gjatë tentimit për grusht-shtet
Miodrag "Daka" Davidoviq dhe presidneti malazez Milo Gjukanoviq

Media serbe Kurir e cila është nën kontrollin e presidentit Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një hulumtim që tregon se biznesmeni nga Nikshiqi, i njohur për aktivitetet të shumta të paligjshme, Miodrag “Daka” Davidoviq, ka përdorur pasurinë e tij për të financuar strukturat malazeze pro-serbe, të cilat ishin ende në opozitë gjatë tentimit për grusht-shtetit në vitin 2016.

Sipas hulumtimit, bazuar në gjetjet operacionale të Shërbimit Sekret serb (BIA), Davidoviq ka përdorur kontaktet e veçanta në Rusi për ta financuar opozitën malazeze.


“Ndryshimi i qeverisë në Podgoricë është një lloj ushtrimi i fuqisë së Davidoviqit, ku përdori ndikimin politik, kishtar dhe financiar që ai ka në këtë vend, por në të njëjtën kohë lë të kuptohet sesa mund të rritet fuqia e tij shkatërruese nëse ai e drejtoi atë drejt autoriteteve në Serbi”, thuhet në hulumtimin me titull “Mashtruesi Daka e shkatërroi politikisht Milo Gjukanoviqin, por bëri mashtrime biznisore më të“.

Të dhënat operacionale tregojnë se ishte Davidoviq ai që kishte fjalën kryesore në të gjitha trazirat politike dhe proceset e tjera që përfundimisht çuan në humbjen e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Gjukanoviqit në mënyrë që ai të vendoste veten si sundimtari i padiskutueshëm i Malit të Zi.

Miodrag “Daka” Davidoviq, biznesmen nga Mali i Zi

“Davidoviq përdori pasurinë e tij, të fituar përmes aktiviteteve të shumta ilegale – nga kontrabanda e cigareve dhe tregtia e naftës, atij të ndërtimit, blerja dhe shitja ndërkombëtare e armëve – për të financuar strukturat malazeze pro-serbe, të cilat ishin akoma në opozitë në vitin 2016. Plani i financimit të opozitës përfshinte gjithashtu kontaktet e Davidoviqit në Rusi”, thotë hulumtimi, përcjell Telegrafi.

Nga informacionet e qarqeve të sigurisë, të cilave i referohet Kurir, që nga viti 2016, Davidoviq ka vendosur kontakt me Oleg Lebedov, deputet në Dumën ruse, përmes Leonid Reshetnikov, një gjeneral në pension i Shërbimit të Jashtëm rus të Inteligjencës (SVR). Duke përdorur lidhjet e tyre të ngushta me Konstantin Malofeev, një oligark rus dhe manjat i medias, Davidoviq arriti të siguronte fonde për të financuar aktivitetet e opozitës në Mali të Zi.

Ka indikacione që sipas informacionit operacional, donacionet ruse u dhanë pjesërisht përmes një kompanie izraelite në pronësi të Aaron Shaviv, e cila drejtoi fushatën zgjedhore të Frontit Demokratik.

Informacioni i disponueshëm tregon se Davidoviq u dha para të gatshme disa politikanëve të opozitës malazeze në një hotel në Beograd, dhe se ai kishte ndërmjetësuar në realizimin e kontakteve të tyre të drejtpërdrejta me Malofeevin.

Mali i Zi konfirmon akuzat kundër liderëve të opozitës për grusht-shtet
Lexo po ashtu Mali i Zi konfirmon akuzat kundër liderëve të opozitës për grusht-shtet

Pak para zgjedhjeve parlamentare të 2016-së në Mal të Zi, Davidoviq ndërmjetësoi në krijimin e kontakteve me disa politikanë të opozitës me anëtarët e Shërbimit Ushtarak rus të Inteligjencës (GRU), të cilët u takuan në Moskë dhe Bioqe të Malit të Zi,

“Gjukanoviq tashmë ishte i vetëdijshëm për rrezikun e veprimtarisë politike të Davidoviqit, kështu që u vu re në disa raporte të BIA-së se Gjukanoviq u përpoq ta detyronte Davidoviqin të hiqte dorë nga angazhimi i tij politik në Mal të Zi”, shkruan Kurir.

Siç pretendohet, duke marrë parasysh se Gjukanoviq, përmes Branislav Miçunoviqit, u përpoq të bënte presion ndaj Davidoviqit dhe ta bindte atë të hiqte dorë nga aktivitetet e tij politike.

Pas kësaj, Davidoviq u largua nga Mali i Zi nga frika për sigurinë e tij dhe u vendos në Beograd. /Telegrafi/