Këngëtaret e njohur Samanta Karavella ka pak kohë që ka publikuar bashkëpunimin më të fundit me reperin 2 Ton.

Kënga e tyre "Bashk" është pritur mirë nga publiku, dhe ka arritur të marrë afro pesë milionë klikime në kanalin YouTube.


Ndërkohë, këngëtarja Karavella i është futur punës për realizimin e projekteve të reja në labelin "MAX Production".

Ajo vazhdon të jetë gjithashtu shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave publikon fotografi të ndryshme nga aktivitete ose përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka ndarë me fansat një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet si gjithnjë e bukur dhe elegante veshur me një fustan, teksa provokon me pjesën e gjoksit të hapur.

Samanta vazhdon të mbetet një ndër femrat më seksi të estradës, ndërsa linjat e saj të trupit janë të lakmueshme nga çdo femër. /Telegrafi/