LAJMI I FUNDIT:

Edhe Qeveria e re e Maqedonisë do të mbështes Wizz Air

Edhe Qeveria e re e Maqedonisë do të mbështes Wizz Air

Njejtë si Qeveria e udhëhequr nga Nikolla Gruevski, edhe kjo e reja, e udhëhequr nga Zoran Zaev do të mbështes financiarisht një kompani ajërore, duke anashkaluar tjerat dhe duke ndihmuar kështu monopolizimin në biznesin e fluturimeve me avionë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga kabineti i Ministrisë së Transporteve dhe Lidhjeve për SDK thanë se mbështetjen për Wizz Air e bëjnë për të rritur mundësinë që kjo kompani të ofroj mundësi më të lira për qytetarët e Maqedonisë dhe duke shtuar atraksionet për qytetarët. ”Qëllimi strategjik i Qeverisë është të mundësojë rritje dhe zhvillim të turizmit për vendin dhe të rrisin fluturimet nga dhe për në Maqedoni. Do të mundësojmë mbështetje për këtë kompani me buxhet të vogël dhe për tjera që do të mundësojnë destinacione të lira dhe të reja për qytetarët e vendit” thonë nga ky resor.


Përndryshe, me buxhetin e vitit 2018 do të duhet të ndahen 1.7 milionë euro për këtë kompani dhe për tjerat që do të ofrojnë kushte më të volitshme fluturimi për qytetarët e vendit.

Komisioni Evropian gjatë vitit të kaluar ka ngritur si çështje fluturime për dhe nga Maqedonia, ku si temë diskutimi ka qenë sjellja e Qeverisë së Gruevskit për të ndihmuar një kompani dhe për të dëmtuar tjerat. /Telegrafi/