LAJMI I FUNDIT:

Edhe qentë mund të kenë ankthe: Qe si mund ta dalloni kur kanakari juaj sheh ëndrra të këqija

Edhe qentë mund të kenë ankthe: Qe si mund ta dalloni kur kanakari juaj sheh ëndrra të këqija

Kur qeni ka ankthe dhe si duken ato?

Në atë moment me siguri do të mendoni që qeni ëndërron se po ndjek vjedulla në park apo po ndjek lodrën e tij të preferuar. Mirëpo, a mund të jeni të sigurt që ato ëndrra janë të këndshme, domethënë nuk janë ankthe?


Kur ëndërrojnë qentë?

Qentë ëndërrojnë gjatë gjumit REM, ashtu si njerëzit. Por, ndryshe nga ne, ata arrijnë në këtë fazë më shpejt. Tek qentë, kjo ndodh rreth 15 minuta pas rënies në gjumë dhe mund të zgjasë vetëm disa minuta, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet tregojnë se qentë kanë ëndrra shumë të gjalla, të cilat sipas shkencëtarëve bazohen në kujtimet e tyre. Qentë kryesisht ëndërrojnë për gjërat që u kanë ndodhur në realitet.

A kanë qentë ndonjëherë makthe?

Mendohet se qentë mund të kenë makthe dhe se përfshijnë gjëra që i shqetësojnë ose nuk u pëlqejnë. Gjithçka varet vërtet nga qeni, karakteri dhe përvoja e tij. Çdo situatë që shkakton stres ose ankth mund të shkaktojë makthe tek qentë.

Edhe gjërat e vogla si shkurtimi i thonjve ose shkuarja te veterineri për vaksinime mund të çojnë në makthe. Më shpesh, një qen do të ketë makthe nëse ka përjetuar ndonjë formë abuzimi në të kaluarën.

Kur mund të dini që qeni juaj ka ankthe?

Do ta keni të vështirë të konstatoni kur qeni juaj fle a po ëndërron gjëra të këndshme apo ka ankthe. Mirëpo, ekzistojnë disa dallime të ndjeshme – sa më shumë ta vështroni qenin tuaj derisa fle gjumë, më lehtë do t’i vëreni ato.

Përgjithësisht, nëse qeni ëndërron diç të bukur do të vëreni që i lëvizin putrat, kapakët e syve dhe veshët. Nuk do të duhej t’i vëreni shenjat e stresit te qeni.

Nga ana tjetër, ankthet çojnë deri aty që qeni gërhet në gjumë, ose së paku cijat. Nëse ankthi është mjaft i tmerrshëm, qeni shumë lehtë do të mund të zgjohet befasisht nga gjumi, prandaj rekomandohet ta zgjoni sepse padashur mund t’ju sulmojë. Nëse ankthi zgjat më shumë se 5 minuta, zgjimi merret parasysh, por duhet patjetër të jeni të kujdesshëm se si e zgjoni.

Më së miri është ta zgjoni qenin me zhurmë, assesi me prekje. Zëri juaj kur e thërrisni ose muzika pak më e lartë mund të përdoret për ta zgjuar qenin nga një makth. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Bionde apo zeshkane? 9 gjërat që meshkujt mendojnë për flokët tuaj

Bionde apo zeshkane? 9 gjërat që meshkujt mendojnë për flokët tuaj

Lifestyle
Kalo në kategori