LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse të ndarë, Kim Kardashian përdor mbiemrin e Kanye West në prezantimin e shfaqjes “Saturday Night Live”

Edhe pse të ndarë, Kim Kardashian përdor mbiemrin e Kanye West në prezantimin e shfaqjes “Saturday Night Live”
Foto: Kim Kardashian/Instagram

Kim Kardashian vendosi të përdor mbiemrin e saj martesor në promon e parë për episodin e saj të “Saturday Night Live”.

Ylli 40 vjeç, u prezantua duke e thënë mbiemrin e ish-partnerit të saj, reperit Kanye West, shkruan DailyMail.

“Përshëndetje, unë jam Kim Kardashian West dhe jam duke prezantuar SNL këtë javë me Halsey”, thotë Kim në klipin e prezantimit.


Foto: Kim Kardashian/Instagram

Kjo vjen pas fjalëve se ish -bashkëshorti i saj Kanye West , 44 vjeç, po këshillonte Kim përpara paraqitjes shfaqjes së saj në SNL këtë fundjavë, duke i dhënë sugjerime për performancën e saj, monologun e saj të hapjes, madje edhe kostumet e saj për shfaqjen.

Burimet e afërta me Kim më herët i thanë TMZ se ylli synon të vazhdojë të përdorë ‘West’ sepse mendon se është e rëndësishme për të që të mbajë të njëjtin mbiemër si katër fëmijët e saj.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Kanye ka qenë pjesë përbërëse e stileve të veshjes ndër vite, dhe më parë u raportua se dyshja do të vazhdonin të punonin së bashku në projekte krijuese pavarësisht përfundimit të martesës së tyre.

Kim dhe Kanye thuhet se kanë një “marrëdhënie pune”, por po tregojnë pak shenja se do të rikthehen së bashku.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Kanye, 44 vjeç, thuhet se është ende duke u kujdesur për stilin e ish-gruas dhe çifti po kujdesen bashkë për katër fëmijët e tyre, North, tetë, Saint, pesë, Chicago, tre dhe Psalm, dy.

Ndërkohë, Kim thuhet se është nervoze, por e emocionuar për të provuar veten në skenë.

“Është një sfidë e madhe, por ajo është e vendosur të ketë sukses”, tha një burim i brendshëm për Fox News. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Loredana pranon se ka qenë nën hijen e Jozit: Babi kishte të drejtë

Loredana pranon se ka qenë nën hijen e Jozit: Babi kishte të drejtë

Magazina
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Magazina
Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Magazina
Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Kalo në kategori