LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse shmangu mbylljen shkaku i coronavirusit, ekonomia e Suedisë ka të ngjarë të mos përfitojë nga një vendim i tillë

Edhe pse shmangu mbylljen shkaku i coronavirusit, ekonomia e Suedisë ka të ngjarë të mos përfitojë nga një vendim i tillë

Edhe pse Suedia ka zgjedhur të shmangë një bllokim zyrtar, mbajtjen e bareve dhe restoranteve të hapura – dhe si rezultat të vuajë numrin më të lartë të vdekjeve sesa vendet fqinje – vendi nuk ka gjasa të shmangë pasojat ekonomike nga pandemia e coronavirusit, kanë thënë analistët për Financial Times.

“Është shumë herët për të thënë se ne do të bëjmë më mirë se të tjerët”, tha Christina Nyman, një ish zyrtare në Riksbank, banka kombëtare e Suedisë, për Financial Times, përcjell Telegrafi.


“Në fund, ne mendojmë se Suedia do të përfundojë pak a shumë me të njëjtën gjë”, ka shtuar ajo.

Ndërsa David Oxley, një ekonomist i vjetër në Capital Economy, i tha gazetës se “aktiviteti ekonomik në Suedi është i zymtë, mbase jo aq i zymtë sa diku tjetër, por gjithsesi është në rënie të pashembullt”.

Siç shkruan Business Insider, Suedia ka raportuar më shumë se 3,500 vdekje nga coronavirusi.

Numri nuk është i lartë në krahasim me dhjetëra mijëra vdekje në Shtetet e Bashkuara, por popullsia më e vogël e Suedisë me pak më shumë se 10 milionë bën që niveli i vdekjeve të vendit të jetë një nga më të lartat në botë.

Ndërkohë që kompanitë në Suedi, si prodhuesi i automobilave Volvo janë goditur fort pasi zinxhirët e tyre të furnizimit global janë ndërprerë.

Kështu që, ndikimi ekonomik i pandemisë në Suedi, me gjendjen e saj të fortë të mirëqenies, ka të ngjarë të duket ndryshe nga sa në vendet e tjera si SHBA.

Epidemiologu kryesor i Suedisë, Anders Tegnell, tha javën e kaluar se ai nuk parashikonte shkallën e lartë të vdekjes.

“Asnjëherë nuk kemi llogaritur një numër të lartë vdekjesh fillimisht, duhet ta pranoj”, ka thënë ai. “Ne kemi llogaritur që më shumë njerëz mund të sëmurën, por numri i vdekjeve në të vërtetë erdhi si surprizë për ne”.

Pronari i një dyqani regjistrimesh në Stokholm i tha Financial Times se ndërsa dyqani i tij mbetet i hapur, biznesi ra me shpejtësi për 30 për qind. “Për disa muaj, do të funksionojë. Por pas kësaj do të jetë shumë, shumë e vështirë”, tha pronari, Micke Englund. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Fafa Resort
Kalo në kategori