LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse është prodhuar më 1980, pronari i ardhshëm duhet të paguajë shtrenjtë për këtë BMW M1

Edhe pse është prodhuar më 1980, pronari i ardhshëm duhet të paguajë shtrenjtë për këtë BMW M1

Me një motor që prodhon 627 kuaj fuqi, BMW M5 CS është makina më e fuqishme e prodhimit të BMW ndonjëherë – por nuk është një super veturë.

Në fakt, BMW ka ndërtuar vetëm një super veturë të vërtetë: M1 madhështore, supozojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


E krijuar nga departamenti i automjeteve BMW i veçantë për garat e makinave sportive FIA Group 5, vetëm rreth 450 kopje të tilla dolën nga linja e prodhimit midis 1978 dhe 1981 dhe entuziastët i janë lutur BMW që të ndërtojë një pasardhës që nga ajo kohë.

Mjerisht, BMW nuk ka në plan të ringjallë M1, por një shembull origjinal i vitit 1980 është aktualisht i listuar për shitje në Bring a Trailer, kështu që kjo mund të jetë një mundësi e rrallë për të zotëruar super veturën e parë dhe të vetme të BMW.

Siç bëhet e ditur, kjo M1 e veçantë u ndërtua në gusht të vitit 1980 dhe iu dorëzua Beckingen, Gjermani.

Më vonë u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar para se të importohej në SHBA në vitin 2001 nga shitësi aktual.

Për moshën e tij, ky është një shembull me kilometrazh relativisht të vogël, me 27,000 milje në orë, gjysma e të cilave u shtua nga pronari aktual në ditët e pistës dhe ngjarjet e vozitjes.

Ofertat në ankand kanë kaluar 400,000 dollarë dhe nuk do të jetë befasi nëse tejkalon çmimin e një BMW M1 që i përkiste aktorit të ndjerë Paul Walker. Makina e tij u shit për 500,000 dollarë në fillim të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Çfarë mund të ndryshojmë vetë në një veturë moderne?

Çfarë mund të ndryshojmë vetë në një veturë moderne?

Auto
Rimac Nevera mati forcat me Lamborghini Aventador SVJ

Rimac Nevera mati forcat me Lamborghini Aventador SVJ

Auto
Kalo në kategori