LAJMI I FUNDIT:

Edhe Prokuroria e cilëson të dyshimtë vdekjen e gruas në Prishtinë

Edhe Prokuroria e cilëson të dyshimtë vdekjen e gruas në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njëjtë si Policia e Kosovës, e ka cilësuar të dyshimtë vdekjen e gruas që ndodhi këtë të mërkurën në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, në një përgjigje me shkrim për Telegrafin ka thënë se në vendin e ngjarjes ndodhet prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të Rënda dhe njësitet e tjera relevante.


“Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Është gjetur një trup pa shenja jete (femër). Sipas informatave fillestare nga vendi i ngjarjes, rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta”, ka deklaruar Ulaj.

Tutje, ajo ka shtuar se Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

“Pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion”, ka përfunduar Ulaj.

Ndërsa, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Telegrafin ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”.

Tutje, Ahmeti ka bërë të ditur se aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Telegrafi mëson se viktima është e moshës rreth 30-vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori