Edhe Prishtina me stadion të FIFA

Ai ka treguar se ka ndarë 400 mijë euro për subvencione për të rinjët dhe rekreacion të tyre.
“ Për këtë periudhe 4 vjeçare projektet të cilat janë në strategjinë tonë, është ndërtimi i stadionit futbollistik në pjesën veriore të vendit, i cili do të bëhet sipas standardeve të FIFA-s dhe e kemi përcaktuar lokacionin dhe mendojmë që ndërtmin e këtij stadioni ta bëjmë me partneritet publiko-privat, pasi që shohim mundësinë me të madhe të investimeve dhe tërheqje të investimeve të huaja në këtë stadion. Këtu parashohim ti ndërtojmë edhe 30 qendra rekreative në zonat rurale", ka thënë Mustafa.
Mustafa ka kërkuar votën e të rinjëve duke u zotuar se do të bëjë ndryshime pavarësisht sfidave siç ka thënë ai të rënda.
“Jemi në shërbim tuaj dhe dua që ju të ndjeheni krenarë për udhëheqjen tonë në vitet që kaluan por edhe për vitet në vijim. Të jeni krenarë për votën që na keni besuar - sepse udhëheqja me komunën dhe pse jo nesër me Kosovën është një privilegj i madh".
Nuk ka qenë e lehtë në këto vite dhe as që do të jetë më e lehtë tani. Por, ne kemi fuqinë dhe kurajon për të ndryshuar të tashmen dhe guximin për të marrë edhe vendime të rënda. Sot, kërkoj votën dhe besimin tuaj për Prishtinën, e kërkoj për kandidatët tanë për kryetarë të komunave që janë këtu sot së bashku me ne. Fitorja jonë është fitore e qytetarëve të Kosovës. Sot i fitojmë komunat e nesër Kosovën” /Indeksonline/Telegrafi/




















































