Paraqitja katastrofave në humbjen ndaj West Bromwich Albionit e ka shtyre Jose Mourinon të përpilojë një listë me lojtarët që duhet të largohen gjatë verës nga Djajtë e Kuq.

Pjesë e listës çuditërisht është edhe Paul Poba, i cili u ble nga Juventusit në verën e 2016 për 120 milionë euro.


Por, francezi nuk po luan te Man Utd ashtu siç ishte pritur dhe Special One është i gatshëm ta largojë.

Për Pogban ende nuk është paraqitur ndonjë skuadër për ta blerë, por Unitedi është i gatshëm ta shesë për 100 milionë euro.

Në listën e Mourinhos janë edhe Daley Blind, Matteo Darmian e Anthony Martial.

15239506519154 1 (Foto: MARCA)

Për këtë të fundit interesim kanë shfaqur Juventusi dhe Bayern Munich.

Man Utd ka humbur titullin këtë sezon në Ligën Premier, kurse nga Liga e Kampionëve është eliminuar nga Sevilla në fazën e parë të eliminimit direkt. /Telegrafi/

telegrafi sport app