LAJMI I FUNDIT:

Edhe pesë persona në veri të infektuar me COVID-19

Edhe pesë persona në veri të infektuar me COVID-19

Në veri të vendit gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë edhe pesë persona me COVID-19, ka bërë të ditur epidemiologu Aleksandar Antonijeviq, gjatë konferencës për media të shtabit të krizës që u mbajt sot në veri të Mitrovicës.

Ai tha se dy persona të infektuar janë nga komuna e Leposaviqit, ndërsa tre të infektuarit tjerë janë nga komuna e veriut të Mitrovicës, Zveçanit dhe Zubin Potokut.


Sipas tij, në veri të Kosovës deri tani janë konfirmuar me COVID-19 gjithsej 94 persona, prej të cilëve dy fëmijë, janë shëruar 43, ndërsa kanë vdekur 6 persona.

“Nëpër komuna situata është si vijon, në veri të Mitrovicës janë 37 të infektuar, Zveçan 23, Leposaviq 14, dhe në Zubin Potok 20. Sa I përket pacientëve të hospitalizuar, situata është si vijon, 30 persona me pasqyrë të lehtë janë të vendosur në qendrën e studentëve në Mitrovicë, 10 persona në qendrën klinike po ashtu në veri Mitrovicës, 3 persona i kemi në qendrën klinike në Kragujevc, si dhe dy persona në qendrën spitalore Dragisha Mishoviq në Beograd. Natyrisht akoma vlen lutja që t’i përmbaheni rekomandimeve, bartjen e pajisjeve mbrojtëse, distancës sociale dhe sa më shumë të qëndroni nëpër shtëpitë tuaja”, ka thënë Antonijeviq.

Ai shtoi se deri tani janë testuar gjithsej 886 persona, sot parashihet të testohen 40 persona tjerë, ndërsa në mëngjes janë dërguar për analiza mostrat e 22 personave, rezultatet e të cilëve pritet të arrin sonte. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori