LAJMI I FUNDIT:

Edhe Pantina i gëzohet Projektligjit për Pagat, e quan fitore

Edhe Pantina i gëzohet Projektligjit për Pagat, e quan fitore

Deputetja nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina ka thënë se pas votimit të projektligjit për pagat në sektorin publik, kanë synim që të barazojnë pagën minimale në sektorin privat me atë të sektorit publik.

Ndërkohë që votimin e projektligjit për pagat në sektorin publik e ka konsideruar fitore.

Pantina tha se me ligjin e votuar për pagat në sektorin privat nuk do të mund të abuzohet më me çështjen e pagave për këtë sektor.

“Ndonëse ligji nuk është më i miri i mundshëm, ka disa mangësi, megjithatë për herë të parë në Kosovë çështja e pagesave nga buxheti i shtetit për të punësuarit në sektorin publik po rregullohet me ligj dhe ai nuk po i lihet siç ka qenë më herët kur secili subjekt politik dhe kryesisht ato që kanë qenë në pushtet e kanë përdorur pretekstin, gjegjësisht rritjen e pagave si instrument për të tregtuar me vota. Tani e tutje ky mjet i është hequr nga dora atyre partive që duna apo kanë dashur të abuzojnë me çështjen e pagave në sektorin publik”, tha Pantina.

Ajo tha se fitore tjetër e konsiderojnë uljen e dallimit në mes të pagës më të lartë në sektorin publik dhe asaj më të ulët.

“Fitore të dytë që e konsiderojmë është se ndonëse nuk kemi arrit në masën që e kemi dëshiruar, megjithatë e kemi ulur dallimin në mes pagës më të lartë në sektorin publik dhe asaj më të ulët, tani dallimi është 1 m e1 10 dhe jo siç ka qenë më herët 1 me 17. Beteja jonë nuk do të ndalet këtu, e ardhshmja në fushë ne pagesave është që paga minimale në sektorin privat të rritet dhe të paktën të barazohet me atë të sektorin publik që është 239 euro. Besojmë që gjatë ditës do të plotësohen edhe kushtet tona të tjera, siç është ligji i dialogut që është aktualisht duke u diskutuar në seancë”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori