LAJMI I FUNDIT:

Edhe OSBE-ja mirëpret shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Edhe OSBE-ja mirëpret shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Shefi i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Michael Davenport, ka mirëpritur vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shtyrje të zgjedhjeve në veri.

Në një postim në Twitter, Davenport ka thënë se kjo mundësi duhet shfrytëzuar për t’i ulur tensionet e krijuara ditëve të fundit në atë pjesë të Kosovës si dhe për t’u përqëndruar në dialog.


“Mirëpres vendimin e presidentes Osmani dhe të liderëve të partive politike për të shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë komune dhe ato për asambletë komunale në veri të Kosovës. Të gjithë duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t’i ulur tensionet dhe për t’u përqendruar në dialog”, ka shkruar ai.

Për shkak të rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani njoftoi se zgjedhjet janë shtyrë për në prill.

Ajo caktoi 23 prillin e vitit 2023, datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Këtë vendim e kanë mirëpritur edhe shtetet e QUINT-it.

Zgjedhjet kanë qenë të planifikuara të mbahen më 18 dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori