LAJMI I FUNDIT:

Edhe një spital ndërtohet në qytetin kinez Wuhan

Edhe një spital ndërtohet në qytetin kinez Wuhan

Kina ka përfunduar sot ndërtimin e një spitali tjetër në qytetin Wuhan që trajton ekskluzivisht të prekurit me coronavirus, ku numri i viktimave të këtij virusi vdekjeprurës deri më tani ka shkuar në 563.

Autoritetet e vendit kanë paralajmëruar se së shpejti pritet të filloj testimi i ilaçit të ri të coronavirusit, që do ta marrin pacientët e parë, transmeton Telegrafi.


Personat me simptomat të virusit janë dërguar në spitalet e improvizuara nëpër qendra sportive, të izoluar nëpër salla dhe hapësira tjera.

Sistemi shëndetësor në pjesën qendrore të qytetit Wuhan, ku për herë të parë shpërtheu epidemia në dhjetor të vitit të kaluar, është “vërshuar” nga mijëra persona të infektuar.

Spitali i ri me 1.500 shtretër, është ndërtuar enkas për pacientët e infektuar me coronavirus, dhe është hapur vetëm pak ditë pasi një spital tjetër hapi dyert për pacientët me këtë sëmundje.

Sipas agjencisë kineze të lajmeve Sinhua, Wuhani ka edhe 132 hapësira për t’i futur në karantinë më shumë se 12.500 pacientë.

Në anën tjetër, autoritet kineze të shëndetësisë kanë konfirmuar vdekjen e 563 personave, derisa numri total i të infektuarve kalon shifrën prej 28 mijë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori