LAJMI I FUNDIT:

Edhe një spektakël nga Juncker: I “trazon” flokët një gruaje dhe hedh dokumentet në tokë (Video)

Edhe një spektakël nga Juncker: I “trazon” flokët një gruaje dhe hedh dokumentet në tokë (Video)

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker edhe një herë ka qenë në qendër të mediave për veprimet e tij.

Së fundmi, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai, derisa ishte duke u futur në selinë e KE-së në Bruksel, ka “luajtur” me flokët e një gruaje, para se ta puthte atë dhe më pas një tjetër në faqe.


Por ai, nuk është ndalur me kaq.

Më pas ai është parë duke hedhur në tokë disa dokumente që kishte në duar, gjatë një konference.

Veç këtyre, ai derisa ishte duke ecur ai ka bllokuar një kamerë, që po regjistronte pamjet. /Telegrafi/