LAJMI I FUNDIT:

Edhe një shtet i SHBA-së shfuqizon dënimin me vdekje

Edhe një shtet i SHBA-së shfuqizon dënimin me vdekje

Guvernatori i Virginias, Ralph Northam nënshkroi të mërkurën legjislacionin që shfuqizon dënimin me vdekje, duke vënë në jetë premtimin e tij për të nxjerrë jashtë ligjit dënimin me vdekje në një shtet që ka ekzekutuar më shumë të burgosur se çdo tjetër.

Në një ceremoni në një burg në Greensville, ku bëhen ekzekutimet, guvernatori tha se masa do të ndihmonte në reformimin e një sistemi të papërsosur të drejtësisë.


“Drejtësia dhe ndëshkimi nuk janë gjithmonë e njëjta gjë. Ne nuk mund të japim dënimin më të skajshëm, kur nuk e dimë nëse kemi gjithnjë të drejtë”, tha demokrati Northam teksa shtoi se “Kjo qeveri nuk do të marrë më jetë”.

Guvernatori Northam shtoi se dënimi me vdekje përdoret në mënyrë disproporcionale ndaj njerëzve me ngjyrë, të cilët kanë qenë 296 nga 377 të burgosurit e ekzekutuar nga ky shtet në shekullin e XX-të, raporton zeriamerikes.

Virginia, e cila për herë të fundit kreu një ekzekutim në vitin 2017, ka kryer 1,390 ekzekutime që nga viti 1608, kur ishte një koloni britanike. Teksasi, i cili u bë shtet i SHBA-së në vitin 1846, është në vendin e dytë, por kryeson me një diferencë të thellë që nga rivendosja e dënimit me vdekje në 1976.

Njëzet e shtatë shtete të tjera së bashku me qeverinë federale e kanë ende në fuqi dënimin me vdekje, sipas faqes së internetit deathpenaltyinfo.org dhe Qendrës së Informacionit për Dënimin me Vdekje.

Dy burra janë të dënuar me vdekje aktualisht në Virginia, përfshirë Thomas Porterin, i cili u dënua për vrasjen e një oficeri policie në 2005. Northam tha se ata që janë dënuar me vdekje, do të jenë të burgosur pa mundësinë e lirimit me kusht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori