LAJMI I FUNDIT:

Edhe një senator demokrat i bashkohet garës për president të SHBA-së

Edhe një senator demokrat i bashkohet garës për president të SHBA-së

Cory Booker, nga Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara, tha se do të garojë për president të këtij vendi në zgjedhjet e vitit 2020, duke iu bashkuar listës së disa kandidatëve që do të kërkojnë nominimin e partisë.

Booker, 49 vjeç, është zgjedhur senator në Nju Xhërsi në vitin 2013.


Ai është bërë senatori i parë afrikano-amerikan i këtij shteti.

Booker ka qenë kritik i zëshëm i presidentit aktual, Donald Trump, duke shprehur mospajtime me politikat e administratës së tij mbi çështjet si: migrimi dhe ndryshimet klimatike.

Booker, për kohë të gjatë, është konsideruar si një yll në rritje i Partisë Demokratike, përcjell rel.

Por, ai do të përballet me garë të fortë në zgjedhjet e partisë, ku një numër politikanësh i kanë bërë publike synimet e tyre për të garuar në zgjedhjet presidenciale.

Kamala Harris, Elizabeth Warren, Kirsten Gillibrand, Tulsi Gabbard dhe Julian Castro do të garojnë për nominimin e Partisë Demokratike.

Është hera e parë që më shumë se një grua konkurron për kandidaturën e partisë.

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori