LAJMI I FUNDIT:

Edhe një rast me coronavirus në Kosovë, duke çuar në 16 numrin e të prekurve

Edhe një rast me coronavirus në Kosovë, duke çuar në 16 numrin e të prekurve

Edhe një rast i ri është konfirmuar me coronavirus në vendin tonë, duke bërë që numri i prekurve të shkojë në 16.

Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.


“Një rast i ri me COVID-19. Pas mesnate në laboratorit e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femërore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile. Deri tani në laboratorët e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 1600 telefonata. Vetëm të hënën nga orët e hershme të mëngjesit janë pranuar 215 thirrje telefonike.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), thotë se po përcjell me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve si dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetizolim shtëpiak.

Duke ditur se në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e e qytetare është e domosdoshme, IKSHPK apelon të bëhet kujdes i shtuar.

Mbani distancë nga tjetri.

Reduktoni daljet veç në raste emergjente.

Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. /Telegrafi/