LAJMI I FUNDIT:

Edhe një folës me renome ndërkombëtare, në Konventën e I-rë të menaxherëve të shitjes

Edhe një folës me renome ndërkombëtare, në Konventën e I-rë të menaxherëve të shitjes

Kemi nderin dhe kënaqësinë të ju njoftojmë se në KONVETËN e I-rë TË MENAXHERËVE TË SHITJES, po i shtohet edhe trajneri Avinash Ananda me prejardhje nga India, për të qenë pjesë e ekipit të ekspertëve të shitjes.

Avinash Ananda është një trajner i njohur ndërkombëtar për mjeshtërinë e sjelljes, strateg i lumturisë, mentor i suksesit, konsulent i menaxhimit, autor dhe këshilltar për lidership.

Shumica nga ne e kujtojmë qe nga eventin “RRUGA DREJT SUKSESIT” të udhëhequr nga biznesmeni shqiptar Vasil Naqi i cili është në krye të kompanisë prestigjioze Agna Group.

Avinashi njihet si mik, guru, dhe trajner i Naqit e po ashtu edhe në Agna Group.

Avanda ka kontribuar edhe në kompanitë tjera shqiptare si Spitali Amerikan, Eagle Mobile,Top Chanel,etj.

Misioni i Anades është të ndihmojë individët dhe organizatat të çojnë veten në arritjen e nivelit me te lartë të suksesit duke përdorur parimet dhe strategjitë e lumturisë. Kjo i mundëson individëve dhe organizatave të lulëzojnë e jo vetëm të mbijetojnë. Kjo rrugë e përmbushjes natyrisht maksimizon produktivitetin, potencialin e optimizuar dhe cilësinë e përmirësuar të jetës. Avinashi është i pranuar nga mediat dhe profesionistët si një ‘Guru i Guruve’.

Qëllimi i konventës po përmbushet çdo ditë e më tepër, edhe ashtu qëllimi jonë kryesore është që të ju japim sa më shumë vlera e shembuj pjesëmarrësve tonë të nderuar, që ata mund ti aplikojnë menjëherë në praktikë. /Telegrafi/