LAJMI I FUNDIT:

Edhe një brend amerikan në Kosovë, Marriott International hap 2 hotele

Edhe një brend amerikan në Kosovë, Marriott International hap 2 hotele

Në vendin tonë pritet që të ndërtohen 2 hotele nga brendi më i madh në botë Marriott, Four Points by Sheraton e i cili që do të ndërtohet në Marigona Residence dhe Courtyard by Marriott e që do të jetë në qendër të qytetit të Prishtinës.

Të mërkurën, më 28 mars 2018 do të nënshkruhet marrëveshja kontraktuale në mes të Marigona Tower, pjesë e kompanisë Marigona Residence dhe Marriott International INC.

Ky investim do të kap shumën e mbi 16 milion euro për 2 hotelet dhe do të mundësojë punësimin e qindra qytetarëve.

Vlen të theksohet se Marigona Residence në portfolion e saj ka kompani të ndryshme që operojnë suksesshëm në disa sektore. Përderisa

Marriott International është zinxhiri më i madh i hoteleve në botë, me 6500 sosh dhe ka nën markën e saj 30 brende të njohura që operojnë në 127 shtete të botës.

Hotelet nga Marriott International do të ofrojnë një ambient të qetë dhe relaksues, ku elementet klasike dhe industriale do të ndërthuren me dizajnin modern, duke krijuar kështu hapësira të sofistikuara të cilat do ta bëjnë qëndrimin e vizitorëve të rehatshëm dhe të paharrueshëm.