LAJMI I FUNDIT:

Edhe në LVV ankohen për manipulime të votave, Loshi: Vetëm në Pejë më munguan 139 vota

Edhe në LVV ankohen për manipulime të votave, Loshi: Vetëm në Pejë më munguan 139 vota

Janë shtuar ankesat e kandidatëve për deputetë nga parti të ndryshme për manipulim të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Së fundmi edhe ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Liri Loshi ka hedhur dyshime se atij mund t’i jenë vjedhur votat.


Ai këto pretendime i ka bërë të dituar përmes një shënimi në Facebook.

“Ka një mospërputhje që kam hetuar me votat e mia në Pejë, bie fjala, ku komisionorët numëruan 353 vota në emrin tim, ndërkohë që nga të dhënat e KQZ dolën të ishin vetëm 214 vota! Pra, në Pejë, sipas kësaj mospërputhje më munguan 139 vota. Mospërputhje të ngjashme mund të ketë pasur gjithandej Kosovës, por unë rastësisht këtë defekt e kam kapur në Pejë”, ka shkruar Loshi.

Loshi i cili jeton dhe vepron në Kanada thotë se shumë më tepër vota ka pritur edhe nga diaspora por që nuk doli të jetë kështu.

“Tjetër, unë kam pritur që nga diaspora të kisha një numër të konsiderueshëm votash, por ndodhi që të regjistrohen vetëm 314 vota! Vetëm në Kanada, vetëm në SHBA, vetëm në Angli, apo vetëm në Suedi do të duhej të kisha mbi 300 vota. Tē mos flas për Zvicër dhe Gjermani, ku ka pasur potencial edhe më të madh për votat e mia. Pra, pritja ime ishte bukur reale, sepse unë prisja nja 2000 apo 3000 vota nga diaspora, meqë isha kandidat për deputet i diasporës nga partia më favorite në këto zgjedhje, siç ishte Lëvizja Vetëvendosje. Besoj se nëse shohim se cilit deputet iu shtuan disa mijëra vota nga diaspora nga këta që kishin numër të përafërt votash me mua, apo edhe më pak dhe që nuk ishin kandidatë nga diaspora, atëherë del sheshit se kah u zhdukën votat e mia, apo edhe të ndonjë kandidati tjetër”.

Loshi thotë se një rinumërim i votave të diasporës do ta ndryshonte rezultatin e shumë kandidatëve.

Në trend Lajme

Më shumë
“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali

“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali

Lajme
Dreshaj: Qeveria aktuale mashtroi pensionistët, i shndërroi në lypsarë

Dreshaj: Qeveria aktuale mashtroi pensionistët, i shndërroi në lypsarë

Lajme
Arrestohet punëtori i aeroportit të Rinasit, i vodhi pasagjerit orën në vlerë 20 mijë euro

Arrestohet punëtori i aeroportit të Rinasit, i vodhi pasagjerit orën në vlerë 20 mijë euro

Lajme
Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës

Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës

Goditi me çekan një të mitur, policia arreston të dyshuarin në Podujevë

Goditi me çekan një të mitur, policia arreston të dyshuarin në Podujevë

Kronika e Zezë
KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska, Islami: Qëllimi ishte dëbimi, e jo vrasja e tyre

KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska, Islami: Qëllimi ishte dëbimi, e jo vrasja e tyre

Jehona Hulaj
Kalo në kategori