LAJMI I FUNDIT:

Edhe minoritetet e Maqedonisë me LSDM-në

Edhe minoritetet e Maqedonisë me LSDM-në

Romët dhe Serbët e Maqedonisë edhe zyrtarisht i janë bashkangjitur koalicionit opozitar të udhëhequr nga LSDM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbrëmë Zoran Zaev e kanë nënshkruar marrëveshjen me partnerët e koalicionit opozitar me të cilët do të garojë në zgjedhjet e 11 dhjetorit.


Në këtë takim merrnin pjesë kryetari i Partisë Liberal Demokratëve, Goran Milevski, kryetarja e partisë Ripërtritja Demokratike e Maqedonisë, Liljana Popovska, kryetari i partisë së serbëve në Maqedoni Dragisha Miletiq dhe kryetari i Partisë për Emancipim të Romëve në Maqedoni, Samka Ibraimovski./Telegrafi/