Edhe Mazreku rikthehet në Prishtinë

Mazreku një pjesë të madhe të edicionit të kaluar e ka kaluar në bankën rezervë për shkak të lëndimit të gjatë që pati, por kah fundi i sezonit iu kthye parketit dhe u shpall kampion i BKT Superligës së Kosovës me Pejën.
Ai nuk është i vetmi që u kthye në Prishtinë nga Peja, këtë e bëri ditë më parë edhe Alban Veseli.
Skuadra e Sigal Prishtinës, të premten rreth orës 14:00 ka paralajmëruar konferencë për media, ku pritet ta prezantoj Mazrekun si përforcim të ri të skuadrës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/07/2013



















































