LAJMI I FUNDIT:

Edhe Ligji për Fondin Sovran përfundon në Gjykatën Kushtetuese

Edhe Ligji për Fondin Sovran përfundon në Gjykatën Kushtetuese

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran.

Ligjin për Fondin Sovran e dërguan në Kushtetuese Besian Mustafa dhe Berat Rukiqi, ndërkaq i njëjti Ligj ishte paralajmëruar se do të dërgohet në Gjykatë edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.


Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të premten e kaluar në lexim të dytë Projektligjin për Fondin Sovran.

62 deputetë, kryesisht të pozitës sa ishin në pranishëm në sallë, votuan pro këtij projektligji, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Si pjesë e Projektligjit për Fondin Sovran në lexim të dytë u përfshinë 47 amendamente.

Qeveria e Kosovës ka thënë se Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike.

Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës. Fondi do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Korporatës së Thëngjillit, PTK-së. /Telegrafi/