LAJMI I FUNDIT:

Edhe kundër protesuesit ftohen në konsultat e BE!?

Edhe kundër protesuesit ftohen në konsultat e BE!?

Lëvizja qytetare për mbrojtje të Maqedonisë (LQMM) është ftuar në konsultat me Bashkimin Evropian për dalje nga kriza, këtë e ka paralajmëruar drejtori i parë ekzekutiv i joqeveritares MCMS, Aleksandar Krzhalovski në emision “360 shkallë” të Alsat-M, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I pyetur për atë se ku e sheh rolin e shoqërisë qytetare në shthurjen e krizës ai ka thënë që përfshirjen e kupton më gjerësisht, njëjtë sikur edhe Bashkimi Evropian.


“Sot morra vërtetimin se edhe Bashkimi Evropian e kupton kështu. Për shembull, jemi ftuar në konsultat në të cilët është ftuar edhe LQMM. Për herë të parë që me ftesë të BE janë ftuar edhe kundër-protestat. Për mua ky është një hap plotësues, meqë konsideroj se kështu polarizimi është tepër i madh dhe duhet që kundërshtarët më të mëdhenj – edhe udhëheqësit e “Revolucionit laraman“, respektivisht kritikuesit e pushtetit aktual, dhe mbrojtësit e tyre të ulen dhe të bisedojnë me njëri-tjetrin, në mënyrë të civilizuar dhe me argumente, dhe të shihet cila është rrugëdalja – ka thënë Krzhalovski./Telegrafi/