LAJMI I FUNDIT:

Edhe këtë fundvit KFOR-i mbështetë mini-maratonën ‘Vrapo Babadimër’

Edhe këtë fundvit KFOR-i mbështetë mini-maratonën ‘Vrapo Babadimër’

‘Vrapo Babadimër , është një mini-maratonë humanitare, ku me paratë e blerjes së kostumeve do të ndihmohen me mijëra familje në nevojë, për fundvit.

Ky event po organizohet për të shtatën herë radhazi në kryeqytet nga Jusuf Islami dhe Projekti 5 cent, në mënyrë që dhjetori të ndjehet i magjishëm për të gjithë njerëzit, njësoj.

Përveç këtyre të fundit, kjo iniciativë ndër vite ka gëzuar mbështetje jo vetëm nga komuna e Prishtinës dhe sponzorët nga bizneset e ndryshme por edhe nga KFOR-i, që vitin e kaluar kishte dhuruar 3 mijë e 180 euro.

Të gjitha familjet që do të ndihmohen, sivjet ashtu si çdo vit tjetër do të përzgjedhen nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.Kostumet do të mund të blejnë të gjitha moshat, për të rriturit do të jenë 10 euro, ndërsa për fëmijë 5 euro.

Këtë fundvit me 25 dhjetor në ora 12:00 grumbullohen dhe priten të vrapojnë mbi 1 mijë babadimra në këtë maratonë, ndërsa prej orës 13:00 do të ketë edhe program muzikor dhe balet.

Vlen të përmendet se vitin e kaluar në total janë ndihmuar 700 familje në nevojë dhe këtë vit pritet të ndihmohen shumë më shumë familje.

Duke iu bashkangjitur këtij aktiviteti, Kosova bën pjesë në 60 vende të botës në të cilat mbahet kjo minimartonë me karakter bamirësie.

Artikull i sponzorizuar