Partia Fjala e cila drejtohet nga Gëzim Kelmendi ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që ta shkarkojë nga pozita e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Gjergj Dedaj.
“FJALA ka përcjellë me vëmendje deklaratat skandaloze të zv.ministrit të punëve të jashtme Gjergj Dedaj. Këto deklarata skandaloze duke barazu Turqinë me Serbinë, është nonsens dhe budallaki diplomatike, pasi dihet së çfarë aleati është Turqia tani për Kosovën”.
“Andaj ne FJALA kërkojmë nga Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Haradinaj ta dënojë dhe jo të distancohet. Është koha e fundit që zv.minsitri Dedaj njëherë e përgjithmonë të largohet nga pozitat zyrtare. Pozitë kjo që prej sa ka ardhur aty nuk është ndalur duke fye si miqtë e Kosovës ashtu edhe besimtarët mysliman”.
“Dedaj duhet t`i mbaj qëndrimet e veta indivuduale pasi është zyrtarë qeveritar dhe jo të shpreh urrejtje siç bëri këto ditë ndaj komunitetit turk në Kosovë, pasi këto deklarime mund t’i kushtojnë me pasoja Kosovës”.
“Qeveria nuk duhet të distancohet por duhet duhet urgjent të veprojë duke mbrojtur të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Nuk është për të shprehur keqardhje, por për të vepruar dhe marrur masat.Kryeministër vepro me mençuri dhe mbrojë të gjithë qytetarët e komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe jo zyrtarin e qeverisë suaj”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
Të martën edhe deputetët e Grupit 6+ kanë kërkuar që deri në fund të javës ta shkarkojë zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj.
Në kërkesën e tyre thuhet se Dedaj ka fyer, ofenduar dhe nënçmuar komunitetin turk.
Dedaj, ditë më parë, përmes një postimi në Facebook, Serbinë dhe Turqinë i quajti “shtriga të Ballkanit”
“Turqia dhe Serbia, synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë, secila përmes emisarëve të tyre, të mbetur nën rrënjët e sundimit shekullor dhe mbetjet e këtyre sundimtarëve të ndyrë, të cilët duhet të çrrënjosen nga Kosova dhe trojet e Gjergj Kastriotit”, shkroi Dedaj, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe