LAJMI I FUNDIT:

Ederson po largohet drejt Arabisë, Man City e gjen menjëherë zëvendësuesin e tij

Ederson po largohet drejt Arabisë, Man City e gjen menjëherë zëvendësuesin e tij

Manchester City ka kontaktuar një portier të nivelit të lartë si opsion për ta zëvendësuar Edersonin në rast largimi këtë verë.

Ederson ka qenë subjekt i disa thashethemeve të mëdha para fillimit të sezonit të ri të garave.

Ai po kërkohet me ngulm nga klubi arab Al Ittihad, të cilët kanë kontaktuar Man Cityn rreth mundësisë së transferimit të brazilianit gjatë javëve në vijim.


Al Nassr fillimisht kishte shprehur interesim për transferimin e portierit në Lindjen e Mesme, por ata nuk gjetën gjuhën e përbashkët me Cityn dhe tani Al Ittihadi është ekipi favorit.

Ederson besohet se ka një vlerë prej 50 milionë eurosh dhe klubi arab po përgatitet ta paguajë këtë shumë në atë që do të ishte një blerje e madhe për Superligën e Arabisë.

Në rast largimi, kampioni anglez, pastaj Pep Guardiola do të jenë të ngarkuar me detyrën e gjetjes së zëvendësuesit të tij.

Por një portier tashmë është identifikuar, pasi gazetari Ben Jacobs pretendon se ‘Qytetarët’ kanë kontaktuar me Gianluigi Donnarumman.

Sidoqoftë, Donnarumma është i lumtur tek Paris Saint-Germaini dhe ka mbajtur bisedime për ta zgjatur qëndrimin e tij në Francë.

Si do që të jetë, italiani mendohet se është i interesuar që në një të ardhme të luajë në elitën e futbollit anglez.

25-vjeçari që bëri emër tek Milani ishte transferuar tek PSG-ja në verën e vitit 2021 si lojtar i lirë, ndërsa deri më tani numëron 114 paraqitje me fanellën e tyre./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori