LAJMI I FUNDIT:

Eco Guerilla: Komuna e Tetovës edhe njëherë dëshmoi paaftësinë për të menaxhuar situatën me deponinë e egër! (Foto/Video)

Eco Guerilla: Komuna e Tetovës edhe njëherë dëshmoi paaftësinë për të menaxhuar situatën me deponinë e egër! (Foto/Video)

Eco Guerilla në një komunikatë drejtuar Telegrafi Maqedoni, ka reaguar pas aktit të shëmtuar të djegies së mbeturinave në deponinë e egër në hyrje të qytetit të Tetovës që ndodhi përsëri më datë 9 Korrik 2016, rreth orës 3 të pasdites.

‘Komuna e Tetovës dhe organet komunale edhe njëherë u dëshmuan si të paaftë dhe të painteresuar për të menaxhuar situatën me deponinë e egër dhe djegien e mbeturinave në të. Fotografitë dhe pamjet e regjistruara në video që na janë dërguar nga qytetarë të shumtë e që tashmë janë publikuar në rrjetet sociale tregojnë qartë që aty digjen mbeturinat, edhe pse një gjë të tillë autoritetet komunale e kanë mohuar gjithmonë.


I përkujtojmë kryetares së Komunës së Tetovës dhe administratës komunale se qyteti që i votoi dhe i zgjodhi është qyteti më i ndotur në Botë, dhe se ajri i ndotur është shkaktar për miliona vdekje në vit në mbarë Botën. Prioritetet të cilat ua ofruat qytetarëve si kurth për t’ju marrë votën i keni humbur tërësisht, dhe në vend që të punoni për t’ju siguruar familjeve tona një mjedis më të pastër jetesor, ju po harxhoni paratë publike për të organizuar pafund festa verore dhe pafund festa dimërore.

Qytetarët e Tetovës do dijnë të vlerësojnë saktë dështimet tuaja të njëpasnjëshme dhe do dinë saktë si t’ju dënojnë kur nesër t’i trokisni në derë për t’i kërkuar përsëri votën, të cilën po dëshmoni që e keni çuar dëm’, shkruan Eco Guerilla. /Telegrafi/

Eco G reagim 3

Eco G reagim 2  Eco G reagim 1

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Lajme
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës

Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës

Lajme
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri

Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri

Siguri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
Kalo në kategori