LAJMI I FUNDIT:

Eco Guerilla bën thirrje për mbështetjen e kërkesave të qytetarëve nga partitë politike

Eco Guerilla bën thirrje për mbështetjen e kërkesave të qytetarëve nga partitë politike

Organizata Eco Guerilla në Tetovë, e cila njihet me aktivitetet e saj kundër ajrit të ndotur dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, ka bërë thirrje për mbështetjen e kërkesave të qytetarëve nga partitë politike.

‘Në prag të Zgjedhjeve Parlamentare të cilat do të mbahen më 11 Dhjetor 2016, Lëvizja Eco Guerilla i ka dërguar një thirrje partive politike që garojnë në Njësinë Zgjedhore 6. Në këtë dokument që pritet të nënshkruhet nga partitë që garojnë në këto zgjedhje kërkohet që deputetët të cilët do zgjidhen për të shërbyer në mandatin e ardhshëm të angazhohen që në 6 muajt e parë të punojnë në tre pika kryesore sa i përket mbrotjes dhe avansimit të mjedisit jetësor.


Shqetësimet përfshijnë zgjidhjen e përhershme të problemit me deponitë në Tetovë dhe më gjerësisht në Rajonin e Pollogut, fillimin e procedurës së shndërrimit të Kazermës së Tetovës në Park të Qytetit si dhe garancinë që qeveria e ardhshme nuk do të lejojë rihapjen e fabrikës Jugohrom deri në vendosjen e plotë të filtrave.

Partitë dhe Koalicionet që do e nënshkruajnë duhet ta kenë parasysh që edhe zgjedhjet lokale janë shumë afër, ndërsa ata që nuk e nënshkruajnë duhet t’a dinë se zgjedhjet janë tani më 11 dhjetor.

Nënshkrimi i dokumentit do të bëhet në prani të mediave të hënën (5 Dhjetor 2016) në ora 11, në zyrat e Eco Guerilla në Tetovë, nga përfaqësues të cilët do të caktohen nga vet partitë’, thuhet nga kjo organizatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori