LAJMI I FUNDIT:

ECCE PUER

ECCE PUER
James Joyce

Poezi nga: James Joyce
Përktheu: Elida Buçpapaj

Nga e shkuara terr
Një fëmijë ka lindur;
Me gëzim dhe dert
Zemra ime është grisur.


I qetë është djepi
Ku fle kërthija.
Nga gjumi e rikthefshin
Fati dhe dashuria!

Fryma e jetës së brishtë
Bie mbi xham;
Bota që nuk ishte
Thotë ja ku jam.

Ndërsa fëmija fle,
Një burrë plak vdes
Oh at, i braktisur
Yt bir të lyp ndjesë!