LAJMI I FUNDIT:

“EC Ma ndryshe” dhuron 300 libra për shkollën “Fehmi Agani” në Klinë

“EC Ma ndryshe” dhuron 300 libra për shkollën “Fehmi Agani” në Klinë

Shkolla e Mesme Profesionale “Fehmi Agani” në Klinë është pasuruar me 300 libra të rinj, falë iniciativës së organizatës “EC Ma ndryshe” në bashkëpunim me nxënësen Rinesa Gashi.

Organizatorët kanë njoftuar se një pjesë e donacionit është mbledhur përmes një thirrjeje publike për dhurimin e librave.

“EC me qëllim të realizimit të iniciativës, e cila si qëllim kishte pasurimin me libra të bibliotekës së shkollës “Fehmi Agani” në Klinë, ka hapur një thirrje për dhurimin e librave të rinj dhe të përdorur. Gjatë thirrjes së hapur për dhurimin e librave, është arritur të grumbullohen 300 tituj të fushave të ndryshme nga të cilat 120 janë dhuruar nga EC Ma Ndryshe. EC falënderon qytetarët për kontributin me fondin e dhuruar të titujve dhe fton të tjerët që të zgjerojnë këtë bibliotekë përmes dhurimit të librave tjerë”, thuhet në njoftim.

Kjo organizatë ka realizuar iniciativa të ngjashme edhe nëpër komuna të tjera të Kosovës, në kuadër të projektit “AktRural”. Përmes këtij projekti, të rinj të shkollave të mesme dhe studentët trajnohen për aktivizëm në komunitet, e pastaj nën monitorimin e organizatës implementojnë idetë në vendet prej nga vijnë.

“EC Ma ndryshe” tashmë ka hapur thirrjen për ciklin e tretë të Shkollës për Aftësimin e të Rinjve, ku përfitues do të jenë të rinjtë e komunave Ferizaj, Gjilan, Kaçanik, Kamenicë, Shtërpcë, Shtime dhe Viti, ndërkaq përparësi do të kenë ata që vinë nga zonat rurale.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori