Mexhiti priti në takim një delegacion arbëresh nga Vakarici i Italisë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur sot një delegacion arbëresh nga Vakarici i Italisë, të kryesuar nga kryetari Antonio Pomillo, në vizitën e tyre të parë në Maqedoninë e Veriut.
Në takim janë trajtuar edhe çështje që lidhen me komunitetin shqiptar në Shkup, përfshirë emërtimet shqip të rrugëve në Çair dhe Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”.
Postimi i plotë:
Kisha kënaqësinë e veçantë që sot, në Komunën e Çairit, të mirëpres miqtë tanë arbëreshë nga Vakarici, në viziten e tyre të parë në Maqedoninë e Veriut, të kryesuar nga kryetari Antonio Pomillo.Me arbëreshët na lidh një histori e gjatë, gjuha dhe një trashëgimi që ata e kanë ruajtur ndër breza. Sot, këtyre lidhjeve duam t’u japim edhe një dimension të ri, përmes bashkëpunimit mes komunave tona.Në këtë frymë, folëm për mundësinë e binjakëzimit të Çairit me Vakaricin dhe për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore. Pjesë e bisedës ishin edhe tema me rëndësi për shqiptarët në Shkup, si emrat shqip të rrugëve në Çair dhe Kampusi i Universitetit “Nënë Tereza”, një prej projekteve më të rëndësishme për arsimin e lartë në gjuhën shqipe në vend.Besoj se kjo vizitë është një fillim i mirë për një bashkëpunim që do të vazhdojë me iniciativa dhe projekte të përbashkëta mes dy komunave..
Nga
Telegrafi
41 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































