LAJMI I FUNDIT:

Ebola kalon kufirin e epiqendrës duke kërcënuar në nivel global

Ebola kalon kufirin e epiqendrës duke kërcënuar në nivel global

Autoritetet e Ugandës kanë konfirmuar një infeksion te dy pacientë të tjerë që janë gjithashtu nën trajtim, dhe zyrtarët po konsiderojnë shpalljen e një kërcënimi global, raporton Guardian.

Një djalë pesëvjeçar, rasti i parë i konfirmuar i ebolës jashtë Republikës Demokratike të Kongos gjatë epidemisë së tanishme, vdiq të martën mbrëma në Ugandë.

Sipas autoriteteve të Ugandës, vëllai i tij trevjeçar dhe gjyshja 50-vjeçare po trajtohen gjithashtu. Ata ishin të izoluar në një spital afër kufirit me Kongon.


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vënë një komitet të posaçëm për të këshilluar – nëse është e nevojshme të shpallë një kërcënim global shëndetësor pasi zyrtarët konfirmuan se epidemia ebola në DR Kongo është përhapur përtej kufijve të vendit.

Epidemia më e re deri më tash ka marrë jetën e 1400 personave, transmeton KosovaPress.

OBSH paralajmëroi se ekziston një rrezik shumë i madh për përhapjen e sëmundjeve në nivel rajonal. Epidemia ndikon në krahinat verilindore të Kongos, ku kufijtë janë me Ugandën, Ruandën dhe Sudanin e Jugut.

Në përgatitje për shpërthime të mundshme, Uganda ka vaksinuar gati 4.700 punonjës shëndetësorë në 165 objekte shëndetësore. Punonjësit e shëndetësisë janë gjithashtu të trajnuar për të njohur simptomat e sëmundjes.

Në trend Botë

Më shumë
Kina paralajmëron se është e gatshme për

Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Botë
Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Amerika
Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Evropa
As Trump nuk po mund të ndal ngritjen e çmimit të vezëve - Sekretarja e Bujqësisë ka një zgjidhje për këtë

As Trump nuk po mund të ndal ngritjen e çmimit të vezëve - Sekretarja e Bujqësisë ka një zgjidhje për këtë

Amerika
Pesë krimet më të rënda të luftës që Rusia dyshohet t’i ketë kryer në Ukrainë

Pesë krimet më të rënda të luftës që Rusia dyshohet t’i ketë kryer në Ukrainë

Evropa
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Kalo në kategori