LAJMI I FUNDIT:

EBA mbështet anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare

EBA mbështet anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, po vazhdon lobimin sistematik me homologë të tij në kuadër të Samitit të Frankofonisë, i cili po mbahet në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, më qëllimin e sigurimit të një mbështetje të gjerë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatata Ndërkombëtare.

Në funksion të këtij qëllimi, ai sot ka zhvilluar një takim me Ministrin e Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zaki Anawar Nusseibeh, me të cilin ka diskutuar në lidhje me avancimin e bashkëpunimit bilateral në të gjjtha fushat e interesit të përbashkët; shkëmbimin e përvojave në mes dy vendeve; bashkëpunimin ekonomik; si dhe në lidhje me mbështetjen për anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare dhe agjendën multilaterale.


“Zhvillova një takim konstruktiv dhe shumë përkrahës me Ministrin e Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zaki Anawar Nusseibeh, me të cilin diskutuam avancimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat e interesit reciprok; shkëmbimin e përvojave në mes dy vendeve, bashkëpunimin ekonomik, si dhe mbështetjen për anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare dhe agjendën multilaterale”, ka thënë Pacolli.

Numri dy i Qeverisë, gjatë qëndrimit dhe pjesëmarrjes në Samitin e Frankofonisë në Jerevan ka takuar disa Ministra të Punëve të Jashtme nga shtetet anëtare të kësaj Organizate, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit reciprok si dhe sigurimin e mbështetjes për anëtarësim e vendit tonë në Organizata Ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori