Jake Archer, që ishte për vizitë në Bridgend të Walesit, ndryshoi vendin e shtratit të dhomës së hotelit, që të ketë pranë një prizë.

Pasi i ishte shpenzuar bateria e telefonit dhe donte ta mbushte, por edhe ta ketë pranë në të njëjtën kohë teksa rri i shtrirë, ai nisi "riorganizimin" me të cilin bllokoi të gjithë hapësirën, transmeton Telegrafi.


Vendosi shtratin në mes të dhomës së hotelit per te pasur prane prizen qe te mbushe telefonin foto 2 Shtrati në mes të dhomës

“Më duhet ta kem telefonin pranë në mëngjes. Nuk mund të zgjohem sapo bie alarmi”, ka thënë Archer lidhur me rastin.

Në fotografinë e postuar, ai ka shkruar se më kurrë nuk do të shkonte në ndonjë hotel që nuk ka prizë në afërsi të shtratit. /Telegrafi/