LAJMI I FUNDIT:

E zënë me Brexit, May anulon pjesëmarrjen e saj në Forumin e Davosit

E zënë me Brexit, May anulon pjesëmarrjen e saj në Forumin e Davosit
Prime Minister Theresa May leaves 10 Downing Street in London, Wednesday, Jan. 16, 2019. British lawmakers overwhelmingly rejected Prime Minister Theresa May's divorce deal with the European Union on Tuesday, plunging the Brexit process into chaos and triggering a no-confidence vote that could topple her government. (AP Photo/Kirsty Wigglesworth)

Kryeministrja britanike, Theresa May nuk do të marrë pjesë në forumin ekonomik botëror të Daovsit, që zhvillohet nga 21 deri në 25 shkurt në Zvicër, për t’iu dedikuar Brexit, njoftoi sot një zëdhënëse e qeverisë.

“Ajo nuk do të shkojë në Davos”, njoftoi zëdhënësja gjatë një konference për shtyp.

“Ajo do të përqendrohet në dosjet këtu”, theksoi ajo, ndërkohë që May është e angazhuar në një diskutim për t’u përpjekur të nxjerrë Brexit nga ngërçi.


Ndryshe, deputetët britanikë kanë votuar kundër marrëveshjes së kryeministres Theresa May për shkëputjen nga Bashkimi Evropian.

Vota më domethënëse ndonjëherë është zhvilluar në orët e vona të ditës së martë, pas një debati disa orësh rreth marrëveshjes për “Brexit”.

Një vendim i tillë ka ardhur edhe pse May u kishte bërë thirrje të gjithë politikanëve ta mbështesin marrëveshjen e saj.

Ndërsa një ditë më pas kryeministrja britanike Theresa May i ka mbijetuar një vote të mosbesimit në Parlamentin britanik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori