E zë bashkëshorten në aksion me të dashurin e saj (Video)

Është interesant fakti se si burri i cili hapë derën e apartamentit të tij dhe e zë në krevat e zë bashkëshorten me të dashurin e saj, ruan gjakftohtësinë dhe sillet thuajse nuk ka ndodhur asgjë, transmeton Telegrafi.
Në një moment dëgjohet i zoti i shtëpisë duke pyetur bashkëshorten dhe të dashurin e saj të lakuriqur se çfarë po bëjnë, dhe më pas i thotë bashkëshortes së dëshiron të shkurorëzohet nga ajo.
Burri i cili kishte incizuar gjithë ngjarjen, i kishte premtuar gruas dhe të dashurit të saj se ky incizim nuk do të bëhet “publik”, dhe se assesi nuk do të shfaqet në internet.
Megjithatë, këtë premtim me sa duket nuk e ka mbajtur, kurse videoja që është shfaqur në internet më 3 janar, deri më tani ka arritur në dy milionë e gjysmë klikime. /Telegrafi/



































